• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SONDAZHET POLITIKE SËRISH NË QENDËR TË KRITIKAVE

16/11/2020
in Botë
0
Fox News

Fox News

SHBA– Frank Luntz është anketues republikan. Disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ai tha se karriera e tij do të merrte fund nëse parashikimet e tij për rezultatin dilnin të gabuara.

Pas zgjedheve, zoti Luntz tha se rezultatet ishin shkatërrimtare për industrinë e tij.

“Sondazhet ishin shumë keq këtë herë, shumë çorientuese dhe nuk e di arsyen“, thotë Elaine Kamarck e Institutit Brookings.

Më 2016, sondazhet zgjedhore të shteteve dolën mjaft të pasakta, pasi nxorrën demokraten Hillary Klinton fituese në shtete që i mori Donald Trump. Analizuesit e sondazheve dështuan në llogaritjen e nivelit të arsimimit të votuesve duke nënvlerësuar mbështetësit e bardhë e të paarsimuar të zotit Trump.

Nënvlerësimi i mbështetjes së zotit Trump

Në vitin 2016 anketuesit I pranuan mangësitë dhe thanë se do të ketë përmirësime në sondazhet e zgjedhjeve të 2020s. Por edhe këtë herë duket se nuk ishte llogaritur mirë mbështetja për zotin Trump.

“Disa mbështetës të Donald Trumpit, që jo domosdoshmërisht janë republikanë, vazhdimisht refuzojnë të marrin pjesë në anketa”, thotë Charles Franklin, drejtor i qendrës së sondazheve në Shkollën Juridike të Universitetit Marquette në Uiskonsin.

Në vitin 2016, sondazhet e Universitetit Marquette i dhanë zonjës Klinton një epërsi prej gjashtë pikësh në Uiskonsin, shtet ky që zoti Trump e fitoi me një për qind.

“Këtë herë ishim të saktë për fituesin, dallimi në përqindje është 3 ose 4 varësisht nga pjesëmarrja”, shpjegon zoti Franklin.

Zoti Biden fitoi në Uiskonsin me 20 mijë vota, me një dallim prej 0.63 për qind ndaj rivalit Trump. Universiteti Marquette nxorri zotin Biden në epërsi prej 5 për qind ndaj zotit Trump, në sondazhet e publikuara një javë para zgjedhjeve.

Shtetet kryesore ku dallimi i rezultateve nga sondazhet është me 5 ose më shumë se 5 për qind më tepër janë Uiskonsin (7 për qind), Ajova (7), Florida (6), Miçigan (5), Ohajo (5) dhe Teksas (5). Zoti Trump, përveçse në Miçigan, doli fitues në katër shtete tjera.

Pritshmëri joreale?

Nate Silver, kryeredaktor i “FiveThirtyEight”, një ueb faqe që analizon të dhënat e sondazheve, nuk mbështet zërat që thonë se sondazhet ishin gabim, duke thënë se ato qëlluan me saktësi 48 nga 50 shtete si dhe përcaktuan me sukses fituesin e kolegjit elektoral dhe votës popullore, Joe Biden.

Në çdo sondazh egzistojnë mundësi për gabime. Mënyra e realizmit të sondazheve për zgjedhjet presidenciale krijon mundësi gabimi prej 3 ose 4 për qind.

“Sondazhet nxitën pritshmëri të mëdha tek demokratët”, thotë Bill Schneider, profesor në Universitetin George Mason.

Zoti Schneider, analist politik i televizionit CNN, tha se demokratët dolën më keq sesa ishin parashikuar.

Ekspertët tregojnë se një shkak tjetër i gabimeve në sondazhe është mungesa e gatishmërisë së njerëzve që t’u përgjigjen telefonatave për anketa. Ata thonë se mbështetësit e demokratëve u përgjigjen më shumë pyetjeve krahasuar me republikanët.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Tags: shbaSondazhet politikezgjedhjet ne shba
Previous Post

MBLIDHET KUVENDI/ MIRATOHET NEN PËR NEN BUXHETI I VITIT 2021

Next Post

RRUGA E ARBRIT/ RAMA ZBULON SE KUR DO TË PËRFUNDOJË: ËNDËRR SHUMËVJEÇARE PËR DIBRANËT

Related Posts

‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

24/05/2022
Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

24/05/2022
Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

24/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rrit operacionet ushtarake në Donbas

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rrit operacionet ushtarake në Donbas

24/05/2022
Kryeministri holandez: Do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse Ukraina do të antarësohej menjëherë

Kryeministri holandez: Do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse Ukraina do të antarësohej menjëherë

24/05/2022
Lija e majmunëve/ Gjermani: Do të vijë rekomandimi për izolim

Lija e majmunëve/ Gjermani: Do të vijë rekomandimi për izolim

24/05/2022
Next Post
Rruga e Arbrit

RRUGA E ARBRIT/ RAMA ZBULON SE KUR DO TË PËRFUNDOJË: ËNDËRR SHUMËVJEÇARE PËR DIBRANËT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E reklamojnë të gjithë VIP-at, “Piranjat” demaskojnë “Açai One”, Administratori: Ka vdek, ka mbaru…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

‘Starbucks’ largohet nga Rusia pas 15-vjetësh

24/05/2022
Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

24/05/2022
Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

24/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.