MADRID- Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Madrid. Në fokus të diskutimeve mësohet se është lufta në Ukrainë dhe ndihma që do të japin vendet anëtare të aleancës për Kievin.
Gjatë ditës së sotme pritet që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:15. Ndërkohë në 11:45 do në dalë në një konferencë kryeministri britanik Boris Johnson, që do të pasohet nga një konferencë e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden e më pas presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në samitin që u mbajt një ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky iu drejtua liderëve me një video mesazh ku kërkoi më shumë armë nga aleanca, ndërsa paralajmëroi se lufta e Vladimir Putin nuk do të përfundojë në Ukrainë.
Presidenti amerikan Joe Biden, tha se do të rrisë dislokimet ushtarake, Gjermani dhe Itali. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të japë 1 miliard paund ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët pa pilot.
NATO premtoi gjithashtu të dërgojë 1000 trupa shtesë në Evropën Lindore dhe të trajnojë ushtarë ukrainas.