Në ditëlindjen e 31 të Partisë Demokratike, lideri demokrat, Lulzim Basha ka ftuar demokratët që të jenë të pranishëm në selinë blu në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti.
Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00.
Sekretari i PD, Gazment Bardhi ka mbërritur pak para orës 10:00 në ambientet e selisë blu e pritet që aty të mblidhen në vijim demokratët e ftuar nga kryedemokrati për të festuar 31-vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare.