Vlorë- Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga kryeministri Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në Vlorë, ku u shpreh se këto dy dë teksa pa nga afër procesin e vaksinimit në Vlorë bashkë me kryeministrin Edi Rama u shpreh se në dy ditët e para në rrethe janë vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë.
“Sot fillojmë vaksinimin në Vlorë. Kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 150-200 mjekë dhe infermierë duke filluar nga spitali i Vlorës dhe në spitalet bashkiak si ai i Sarandës. Po vlerësojmë që edhe në Gjirokastër të kemi një pikë të vaksinimit. Në dy ditët e para janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.
Dozën e parë të vaksinës në qytetin e Vlorës e mori shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e cila bëri me dije planin e vaksinimit në qytete të tjera në ditët në vijim.
“Sot në Vlorë, nesër në Fier, Gjirokastra do të vazhdojmë me shtëpinë e të moshuarve, Elbasani Korça. Po shkojmë mirë. Midis personelit shëndetësor nuk ka skepticizëm. Duhet të shikojmë grupet e tjera të popullatës. Nuk ka pasur reaksione anësore.. Nuk kemi pasur problem”, – u shpreh Bino.