Tiranë- Së shpejti në të gjithë vendin do të hapen pika të reja ku do të rezervohen testimet e shpejta për COVID-19.
Ashtu siç është bërë me dije pak ditë më parë, testet e shpejta nisin pikërisht ditën e sotme, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se hapja e këtyre pikave të reja në qytete të ndryshme për të kryer rezervim pranë mjekut të familjes.
“ Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅
100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.
Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.