Tiranë- Si sot një vit më parë Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm ndër dekada. Tabloja e mëngjesi të 26 nëntorit nuk ishte tjetër veçse rrënoja, dhimbje, lot pallate, shtëpi dhe shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie shqiptare e të huaja.
Ora shënonte 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën, duke iu marrë kështu jetën 51 personave dhe plagosi 913 të tjerë.
Por pasojat e këtij tërmeti tragjik ishin më të forta, teksa 202 njerëz mbetën në ‘qiell të hapur’.
Orët e para pas lëkundjeve të forta nuk kaluan qetë, ku ende vijonin pas- lëkundjet.
Turqia, Greqia, Kosova, Italia dhe Franca e shumë vende të tjera nisën drejt Shqipërisë ekipe të kërkim-shpëtimit për gjetjen dh eshpëtimin e trupave që mbetën nën rrënoja.
Fotot rikujtojnë pamjet që la pas tërmeti i atij mëngjesi.