Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj që jetojnë në kryeqytet që të distancohen nga protesta që është thirrur sot nga Partia Demokratike.
Ambasada përmes njoftimit paralajmëron shtetasit e vetë që të shmangin rrugët ku kalojnë protestuesit.
Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.