Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.
Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se kush do ta përfaqësojë atë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00. “Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë.”, shkruan Meta. Bëhet fjalë për Këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.