Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një reagim ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, thotë se shefi i qeverisë “nuk ka asgjë për të ofruar vec sulmeve”.
“Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik. Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq”, tha Duma në një reagim për mediat.
“Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Grida.
Për Grida Dumën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para.
“Ja Kavaja, me Etienin? Që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet dhe që nuk pranoi asnjë post për të vazhduar studimet apo me “Gridare, gridare, gridare ohoho” ishin fjalët e Ramës gjatë aktivitetit të PS. Në lojën e fjalëve mes emrit të saj dhe kuptimit të fjalëve italisht, Rama ishte duke thënë: Bërtit, bërtit ohoho!
REAGIMI I PLOTE I GRIDA DUMES
Pas 8 vitesh dështime.
Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera.
Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.
Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve.
Është për të të ardhur keq.
Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat.
Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.