Tiranë- Ish kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala, është dënuar nga SPAK. Ai ka marrë dënimin prej 1 viti e 4 muaj burg për shpërdorim të detyrës.
Ky vendim është dhënë javën e kaluar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Në vend të dënimit me burg, dënimi është konvertuar në shërbim prove.
Po ashtu, Lalës i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ai u hetua nga SPAK pasi u përfshi në aferën e privatizimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has. Në këtë kohë, ai ishte kryetar i këtij qyteti. Raportohet se Lala është përfolur si kandidat për deputet i PS në qarkun e Kukësit.