SPAK ka marrë nën cilësinë e të pandehurit Gentian Malinidin, pasi dyshohet se ësghtë porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit. Biznesmeni është në arrati që prej momentit që kuptoi se brenda pakove që kishte marrë nga konterinerët ishte miell orizi dhe jo kokainë.
4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën.
Pak muaj më parë nga arratia Gentian Malindi i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për Krimet e Renda, letër e cila është përpiluar nga babai i të kërkuarit, avokati Ilir Malindi, ku theksohet se gjithçka është një hakmarrje. Malindi dhe familja e tij pretendojnë se asnjë nga akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, dhe policia dhe prokuroria kanë manipuluar provat dhe dëshminë e Ardian Begos. Sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit. Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi.