SPAK ka sekuestruar rreth 190 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit. Përmes një operacioni të befasishëm SPAK ka ushtruar kontroll në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës në Durrës.
Emrat e personave të cilëve iu është kontrolluar banesa, janë Bedri Lukun, Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja
Po ashtu janë sekuestruar rreth 190 mije m2 toke në Gjirin e Lalëzit. Kontrollet kanë nisur për dyshime që kanë të bëjnë për falsifikim pronash nga personat e mësipërm. Deri më tani në pranga kanë përfunduar vetëm 4 persona.
Operacioni vazhdon.