Shirat e dendur që ranë sot në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete.
Brenda gjysmë ore, reshjet e shiut që ranë në qytetin Alcanar, rreth 200 kilometra në jug të Barcelonës, shkaktuan një vërshim gjigant balte që u përhap në qytet, sipas imazheve të transmetuara në rrjetet sociale.
Reshje të dendura shiu u regjistruan edhe në rajonin e Madridit dhe në Navarre në veri.
Tani për tani, nuk ka raportime për viktima. Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë.
Dy rrugë, si edhe disa linja treni në zonë, janë ndërprerë. Sipas agjencisë meteorologjike kombëtare (AEMET), Madridi dhe bregdeti i Mesdheut janë në një situatë “rreziku domethënës” për shira dhe stuhi. Situata do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme.