Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin deklaroi në Top News se kreu demokrat, Lulzim Basha po i kthen qytetarët në ‘mish për top’.
Sipas saj, PD është një forcë e paorganizuar dhe Basha është mishërim i kësaj.
“Fushata që ka zgjedhur Basha është mishërimi më i mirë i asaj që është Basha dhe PD një forcë e paorganizuar e një personi që nuk është Zot shtëpie. Rrofshim ne, vdekshin ata, motoja e tyre.
I ka kthyer në mish për top në një fushatë që nuk frymëzon, por infekton nga mëngjesi në darkë.
Është krenaria e këtij mandati që ne kemi gjetur zgjidhje për qytetarët që prej një viti e gjysmë jetojmë në terrorin e vdekjes dhe sëmundjes.
Dy botët janë të qarta, shihni fushatat tona, jo hapjen, por të gjitha takimet që ne bëjmë respektojmë masat”, deklaroi Spiropali.