Sportiste me zemër të madhe! Polakja Maria Andrejczyk, ka fituar simpatinë e të gjithëve, me vendimin e marrë së fundmi. Fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në garën e hedhjes së shtizës, 25-vjeçarja ka nxjerrë në shitje medaljen e fituar pak ditë më parë.
Paratë e grumbulluara do të financojnë ndërhyrjen kirurgjikale të një fëmije 8-muajsh, të cilën ajo nuk e njeh. Nga shitja e medaljes ajo grumbulloi 130 mijë euro, gjysma e shumës që nevojitet për këtë operacion i cili në total kushton 280 mijë euro.
Vlen të theksohet se Maria, ka arritur të mposhtë sëmundjen e kancerit në kockë, me të cilën u diagnostikua në vitin 2018.
“Nuk m’u desh shumë kohë të vendosja për shitjen e medaljes. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë. Vogëlushi Miloszek ka një problem të rëndë në zemër dhe i duhet ndihma e ndërhyrjes kirurgjikale. “Për këtë arsye vendosa të nxjerr në ankand medaljen e argjendit”, u shpreh atletja ruse.