Stadiumi “Athletik” në zonën e Kraljevës në Serbi është emërtuar në Google Maps me emrin e heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ky veprimi ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të serbëve, ku disa prej tyre e kanë quajtur provokim.
“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe,”-shkruan një prej komentuesve.
Ndërsa një preson ngre dyshime se emërtimi është urdhëruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi,”-thotë ai.
Ndërkohë, që reagime ka pasur dhe ndaj aplikacionit, ku disa kanë kërkuar që të bëhet ankesë ndaj tij. “Reagoni ndaj Google vëllezër”- shkruan njëri prej tyre.
Reagimet kanë qenë dhe ngacmuese, ku njëri e ka quajtur Skënderbeun një serb të racës së pastër.
“Skënderbeu është një serb i racës së pastër,“-shkruan një prej tyre.