Strehoi sirianët që do iknin me gomone në Itali, arrest me burg për Qazim Ismailajn. Ismailaj strehoi në banesën e tij në fshatin trevalle sirianët që rrezikuan të mbyteshin në 9 janar.
Seanca është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura.
Arrestimi i tij vjen pas dënimit me burg të pronarit të hotelit në Tiranë Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij. Ai u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.
Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.