Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka hyrë sërish në telashe me policinën dhe është arratisur në Kosovë. Kjo për shkak se u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohet si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.
Stresi ka rrëfyer për Prive se si arriti të dilte nga Shqipëria dhe aq më tepër t’i shpëtonte policisë ditën e protestës, teksa u fsheh në një makinë funerali.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.