Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka njoftuar të gjithë studentët se ky Vit i Ri do të nisë me mësim online.
Të martën, më 5 janar të gjithë studentët që frekuentojnë këtë Fakultet duhet që të ndjekin mësimin sërish online, aty ku e lanë 1 vit më parë.
Universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim online teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.