Të nisur në këmbë nga universiteti Bujqësor në Kamëz, studentët kanë mbërritur në sheshin Skënderbej. Një studente tha se ata janë të penalizuar në mësim për aq kohë sa detyrohemi të lëmë disa orë për të shkuar në punë.
“Sot petagogët duhet të jemi me ne. Ne ose do jemi studentë ose do jemi punëtor, po punuam 8 orë domosdoshmërish i kemi anashkaluar disa lëndë. Do i bashkohemi protestës pasdites te Kryeministria”, tha ajo. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, gjatë marshimit të tyre janë ndalur para Ministrisë së Arsimit.
‘Megafoni është nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin dhe nuk është nga asnjë parti politike. Ne u ndalëm nga Ministria e Arsimit, jo pa qëllim sepse është fajtore për shkatërrimin e arsimit në tërësi. Na e kanë sjellë lakun në fyt. Në 2018 ishim ngelsa, po tani jemi pabuksa!?’- u shpreh një student.