• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

STUDIMI/ E FTOHURA MUND T’JU MBROJË NGA COVID-19

23/10/2020
in Botë
0
COVID 19

COVID 19

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19. Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”. Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19
Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus. Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen. Zoti Sagar dhe kolegët e tij krahasuan njerëzit që kishin patur rishtazi një infeksion viral në formën e të ftohurës së zakonshme, me ata që nuk e kishin kaluar. Ata zbuluan se të dy grupet u infektuan me Covid-19 me të njëjtën shpejtësi, por njerëzit që kishin vuajtur së fundmi nga një ftohje shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.

“Ata kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për një trajtim në njësinë e kujdesit intensiv dhe kishin shanse më të vogla të vdisnin nga infeksioni”, tha zoti Sagar. Për shumë të rritur dhe shumicën e fëmijëve, Covid-19 shkakton vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohurën ose nuk shkakton simptoma fare. Në këta njerëz, sistemi imunitar në mënyrë efektive pastron grimcat e virusit dhe shkatërron qelizat e infektuara, duke parandaluar sëmundje serioze.

Por “sistemi imunitar është një shpatë me dy presa”, thotë Andrea Cox, profesore e mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins. Reagimi i ekzagjeruar ose rregullisht i dobët i sistemit imunitar mund të shkaktojnë inflamacion që çon në probleme të frymëmarrjes, dështim të organeve dhe vdekje. Këto rezultate të rënda zakonisht ndodhin tek të moshuarit ose tek njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, si mbipesha dhe diabeti. Reagime të tilla jashtëzakonisht të ndryshme ndaj virusit Covid-19 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga përvojat e kaluara të sistemit imunitar, thonë ekspertët. Njohja e koronavirusit nga qelizat T që tashmë ekzistonin në sistem mund të mundësojë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më të fortë dhe simptoma më të lehta të Covid-19.

Ftohjet e zakonshme mund të përkeqësojnë COVID-19
Është gjithashtu e mundur që qelizat T të prodhuara nga ftohjet e zakonshme në të kaluarën mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj Covid-19.

“Ne kemi këtë forcë të përhershme ekzistuese të luftëtarëve kundër [viruseve që shkaktojnë sëmundje] dhe kur i hasim ato [viruset], ka një zgjerim të asaj force që tashmë ekziston në sistem”, tha zonja Cox. “Shqetësimi është se kjo forcë e krijuar për të luftuar diçka tjetër, jo të dizajnuar në mënyrë të përsosur për të luftuar SARS-CoV-2 mund të mobilizohet për të reaguar me agresivitet, por ngaqë nuk është specifike për COVID-19, mund ta orientojë sistemin imunitar në një rrugë të gabuar.”

Përvojat e mëparshme të imunitetit mund të jenë të dëmshme në disa sëmundje, si ethet tropikale (një virus i shkaktuar nga pickimet e mushkonjave në zonat tropikale). Antitrupat dhe qelizat T të prodhuara në përgjigje të një versioni të virusit të etheve tropikale mund të përkeqësojnë sëmundjen nëse hasin në një version tjetër të virusit. Aktualisht, ka shumë pak prova që qelizat T të prodhuara në përgjigje të ftohjeve të zakonshme përkeqësojnë sëmundjen e Covid-19, por studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet me siguri nëse ato ofrojnë mbrojtje.

Imuniteti gjithashtu mund të varet nga individi.
“Jo të gjithë që infektohen me virus kanë saktësisht të njëjtën përgjigje imunitare. Në fakt, edhe binjakët identikë nuk japin përgjigje të ngjashme imunitare ndaj një virusi me të cilin ata infektohen”, thotë studiuesja Cox. “Pra, mund të varet nga individi që infektohet. Dhe kjo mund të varet nga faktorë të tjerë si vendi ku jetoni në botë, ku koronavirusët e ndryshëm të të ftohtit sezonal vijnë në kohë të ndryshme, dhe gjithashtu nga prejardhja gjenetike e personit të infektuar”, shtoi ajo./VOA

Tags: covid19FtohjetStudim
Previous Post

MITSOTAKIS: TË GATSHËM T’I DREJTOHEMI GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË PËR KUFIJTË DETARË

Next Post

AMBASADORJA SHQIPTARE NË SHBA POZITIVE ME COVID-19: U KTHEVA NGA SHQIPËRIA, KAM RESPEKTUAR MASAT, POR JO MJAFTUESHËM

Related Posts

COVID-19 ‘arrin’ majën më të lartë të botës, konfirmohen rastet e para me virus në Everest

COVID-19 ‘arrin’ majën më të lartë të botës, konfirmohen rastet e para me virus në Everest

23/04/2021
India: Rekord global për rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

India: Rekord global për rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

22/04/2021
EMRI/ Shqiptari arrestohet për sulmin me 86 të vrarë në Nicë më 2016-ën! Mediat italiane: Dyshohet se furnizonte…

EMRI/ Shqiptari arrestohet për sulmin me 86 të vrarë në Nicë më 2016-ën! Mediat italiane: Dyshohet se furnizonte…

22/04/2021
SHBA/ Vaksina e parë anti-Covid-19, kompania “Pfizer” aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin urgjent!

Stafi i BioNTech thotë se dy doza të vaksinës Pfizer nuk janë të mjaftueshme

22/04/2021
1 vit nga vrasja e George Floyd: Merret vendimi për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin

1 vit nga vrasja e George Floyd: Merret vendimi për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin

21/04/2021
Greta Thunberg dhuron para për shpërndarjen e barabartë të vaksinave: Duhet të ndihmojmë më të prekshmit

Greta Thunberg dhuron para për shpërndarjen e barabartë të vaksinave: Duhet të ndihmojmë më të prekshmit

21/04/2021
Next Post
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli

AMBASADORJA SHQIPTARE NË SHBA POZITIVE ME COVID-19: U KTHEVA NGA SHQIPËRIA, KAM RESPEKTUAR MASAT, POR JO MJAFTUESHËM

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Bie alibia e PS/ Avokati tregon ligjin: Qytetarët mund të ‘arrestojnë’ këdo që kryen krim zgjedhor

    Bie alibia e PS/ Avokati tregon ligjin: Qytetarët mund të ‘arrestojnë’ këdo që kryen krim zgjedhor

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Becchetti thyen heshtjen: Shqipëria më detyrohet 150 milionë €, Rama do paguajë patjetër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Takimi përmbyllës i fushatës së kandidatit Vullnet Sinaj në Armen, e ftuar dhe këngëtarja Jonida Maliqi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Autobusi përplaset me një automjet në Tiranë, plagosen 4 persona, drejtuesi: U bllokua sistemi i drejtimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Qenkan ndarë keq fare, Arsimi degjeneron publikisht Anën: Unë me ty e kam….

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Si u arratis drejt Shqipërisë me 2 mld dollarë themeluesi i kriptomonedhës turke?

Si u arratis drejt Shqipërisë me 2 mld dollarë themeluesi i kriptomonedhës turke?

23/04/2021
Ministri i Brendshëm turk bisedon me Çuçin për kapjen e themeluesit të platformës Thodex

Ministri i Brendshëm turk bisedon me Çuçin për kapjen e themeluesit të platformës Thodex

23/04/2021
Karantinë për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Meta: Të hiqet menjëherë ky vendim

Karantinë për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Meta: Të hiqet menjëherë ky vendim

23/04/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.