Provat e botës reale nga programet e vaksinimit të Covid në Angli dhe Skoci tregojnë se një dozë vaksine jep mbrojtje të lartë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital – dhe mbron edhe nga sëmundja e lehtë, pa asnjë simptomë tek të rinjtë.
Të dhënat e para të vërteta nga programet e vaksinimit masiv janë premtuese, dhe ndonëse rezultatet nuk përfshijnë prova që parandalojnë transmetimin plotësisht, ka të dhëna që tregojnë se po ndalojnë disa njerëz të infektohen, gjë që do të ngadalësonte përhapjen e koronavirusit.
Tre studime arritën në përfundime të ngjashme pozitive në lidhje me mbrojtjen e ofruar nga vaksinat – një në Skoci dhe dy në Angli.
Në Angli, studimi te punëtorët e kujdesit shëndetësor nën 65 vjeç zbuloi se një dozë e vaksinës Pfizer / BioNTech uli rrezikun e kapjes së virusit me 70% – dhe 85% pas dozës së dytë. Punonjësit e kujdesit shëndetësor u testuan të gjithë për virusin çdo dy javë, kështu që studimi mori në konsideratë infeksionet asimptomatike, si dhe ata që kishin simptoma.
Shëndeti Publik në Angli gjithashtu publikoi ??rezultatet e testimit rutinë në moshën mbi 80 vjeç, të cilët janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë dhe të ndërrojnë jetë nga Covid. Kjo zbuloi se 3 javë pas dozës së parë, vaksina Pfizer / BioNTech ishte 57% efektive kundër sëmundjes simptomatike, qoftë e lehtë apo më e rëndë. Megjithëse jo shumë njerëz kanë pasur një dozë të dytë, provat sugjeruan që efikasiteti u rrit në 85% tek ata që e bënë.
Të dhënat gjithashtu tregojnë se njerëzit që janë vaksinuar dhe që marrin sërish infeksionin mbrohen shumë më mirë nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.
Shkencëtarët, puna e të cilëve nuk është rishikuar nga kolegët, thanë se rezultatet nga dy vaksinat nuk duhen krahasuar. Kishte më shumë të dhëna për njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina e Pfizer, ndërsa vaksina AstraZeneca u ishte administruar kryesisht njerëzve të moshuar.