Vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, edhe pse fillimisht u cilësua si më pak efektive, ofron të njëjtën mbrojtje të si Pfizer-BioNTech pas 4-5 muajsh. Kjo është bërë e ditur nga një studim i ri, më i madhi i këtij lloji.
Ende nuk ka të dhëna të pamjaftueshme për Modernën. Por studiuesit besojnë se është pothuajse po aq e mirë sa të tjerat. Ata analizuan 2 milionë e gjysmë rezultate të testeve nga 743,526 pjesëmarrës në një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe Zyra për Statistikat Kombëtare.
Vaksina Pfizer-BioNTech kishte 93% efektivitet kundër infektimit me Covid, dy javë pas dozës së dytë, krahasuar me 71% të AstraZeneca-s. Megjithatë, me kalimin e kohës efektiviteti i Pfizer u ul, ndërsa ai i AstraZeneca-s mbeti pak a shumë i njëjtë.
Por nuk ka asnjë arsye për alarm, tha Prof. Sarah Walker e Universitetit të Oksfordit, e cila theksoi se të dyja këto vaksina janë akoma shumë efektive kundër Deltas.
Pika të tjera kryesore nga hulumtimi përfshijnë:
• Njerëzit që kanë pasur Covid-19 fitojnë edhe më shumë antitrupa kur vaksinohen plotësisht
• Koha midis dozës së parë dhe të dytë nuk ndikon në efektivitetin e vaksinave
• Të rinjtë fitojnë më shumë mbrojtje nga vaksinimi sesa të moshuarit
Burimi: BBC