Një test gjaku po zhvillohet nga studiuesit, i cili mund ta parashikojë nëse një pacient me Covid-19 do të ketë nevojë për kujdes intensiv, apo kush ka më gjasa të mbijetojë pas shfaqjes së simptomave.
Në artikullin e “The Guardian” thuhet se ky test mund t’u mundësojë doktorëve që të orientohen drejt trajtimit intensive të pacientit që ka nevojë, duke rritur shanset e tij për mbijetesë.
Ky test mund të rrisë edhe vendosmërinë e mjekut kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme për pacientët.
Më herët këtë vit, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjakun e pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave.
Që atëherë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes.
Ideja është që mjekut t’i sigurohet një “pamje digjitale” mbi sa i sëmurë është një pacient.
Për shembull, në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur “hipoksi e lumtur”, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt. Testi është përdorur deri më tani nga 24 pacientë të sëmurë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18 nga 19 njerëz që mbijetuan dhe 5 pacientët që ndërruan jetë.