Djali i deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, Glauku ka sqaruar incidentin e pretenduar në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Pas pretendimeve se ai nuk u la të futej në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Olldashi në një intervistë për Report TV sqaroi gjithë keqkuptimin.
“Isha tek hyrja e delegatëve, shkova për të çuar diçka. Kisha parkuar makinën keq dhe u ktheva. Nuk është se më lanë të hyja,”-tha ndër të tjera Glauk Olldashi. Disa media në vend, raportuan sot se djali i deputetit të ndjerë nuk u la sot që të futej në Kuvend, por mesa asgjë nuk ka ndodhur!