TIRANË- Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jet të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli në moshën 59 vjecare si pasojë e koronavirusi.
Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Hysenbelliu, ishte një person, miqësor dhe i komunikueshëm, duke shtuar se suksesi që pati nuk e ndryshoi atë si person.
“Po lexoj se Kasem Hysenbelliu ka mbyllur syte pergjithmone. Nje lajm i keq per te gjithe ata qe e kane njohur. Nje pikellim i madh per familjen e njerezit e tij te dashur. Une e kam njohur Kasemin. Gjithmone me buze ne gaz, shume miqesor e i komunikueshem. Ishte kurajoz ne inisjativat e tij por po aq edhe njerezor. Kasemi ishte i thjeshte, punetor dhe suksesi ne jete nuk e ndryshoi. Mbeti i njejti ne raport me te tjeret. Shpreh ngushellimet me te thelle familjes se tij. Ishte shume i ri me u nda nga jeta , nga familja dhe nga endrrat e tij. Kasemi ka ditur te beje shume miq sepse nuk lidhej vetem nga interesi. Dinte te ndihmonte njerezit e te bente mire. Prandaj e donin shume dhe e respektonin. Kjo eshte nje kohe e veshtire per familjen e Kasemit . Zoti i forcofte! Pushofte ne paqe!“-shkruan Topalli.