Një sulm me bombe ka ndodhur në kryeqytetin e Agfanistanit, Kabul. Sipas mediave të huaja, zëdhënës Ministri i Brendshëm i Afganistanit ka thënë se një bomb e vendosur në një makinë, ka vrarë paktën tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul.
“Terroristët kanë kryer një sulm terrorist në qytetin e Kabulit. Fatkeqësisht, tetë qytetarë tanë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur,”- tha zëdhënës Ministri i Brendshme, Tariq Arian.
Gjithashtu, bëhet e ditur se qëllimi i shpërthimit ka qenë vrasja e Khan Mohammad Wardak, pjesëtar i parlamentit, i cili u plagos në këtë sulm. Ndërkohë, deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse zyrtarët kanë fajësuar talibanët.
Në muajt e fundit, dhuna në Afganistan është rritur edhe pse talibanët dhe negociatorët e qeverisë afgane po tentojnë që të arrijnë një marrëveshje për paqe, e cila ka për qëllim t’i japë fund luftës. Vazhdimisht ka pasur përleshje të armatosura në pjesë të ndryshme të vendit si dhe sulme me bomba dhe raketa në Kabul. Më 15 dhjetor, një bombë shpërtheu dhe pati sulm me armë zjarri në Kabul, ku u vranë tre persona, përfshirë edhe një zëvendës guvernator.