AFGANISTAN- Ka pasur raporte të shumta se pak minuta më parë shtë dëgjuar një shpërthim i fortë të dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.
Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi dhe ende nuk dihet nëse ka viktima.
Sulmi u paralajmërua më herët edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden i cili si burim citoi komandantët e ushtrisë që ndodhen në Kabul. Departamenti i shtetit i kërkoi çdo qytetari amerikan që të qëndrojë larg aeroportit.