Gjatë 24 orëve të fundit një seri sulmesh kibernetike janë regjistruar në disa terminale të naftës në Europën Veriore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 6 terminale nafte në portet detare të Antwerp, Gent, Terneuzen dhe Amsterdam janë goditur nga një sulm kibernetik.
Sabotimi i qëllimshëm i tregtisë evropiane të naftës filloi më 29 janar me sulme kibernetike kundër njëmbëdhjetë qendrave të tankeve të naftës në Gjermani, një nga furnizuesit kryesorë që furnizon Shell.
Ndërkohë autoritetet belge, holandeze dhe gjermane kanë hapur disa hetime për të identifikuar personat përgjegjës për sulmet.