TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, e thirrur nga presidenti Bajram Begaj, ku në fokus ishte çështja e për sulmet kibernetike. Në mbledhje e cila zgjati pë rrreth 2 orë, ishin të pranishëm 14 anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Sakaq të ftuar ishin Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Në mbledhjen e thirrur nga presidenti Begaj munguan ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja, të cilët dërguan zv.ministrat.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke shtrënguar dorën me presidentin Bajram Begaj. Ndërsa drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku shfaqet i buzëqeshur gjatë bisedës me Olsian Çelën.