Ka shkuar në tetë numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me armë në një universitet Shëndetësor në Rusi. Mediat vendase raportojnë po ashtu se të plagosur kanë mbetur gjashtë persona në kampusin e universitetit në qytetin rus të Permit.
Raportohet po ashtu se autori është kapur. Studentë të tmerruar janë filmuar duke u hedhur nga dritaret për t’u shpëtuar të shtënave.
Pamje të publikuara në mediat sociale tregojnë një person të armatosur, të veshur me të zeza dhe me një helmetë në kokë, që ecën përmes kampusit ndërsa njerëzit largohen të tmerruar.