• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sulmi ndaj Kongresit në Brazil, mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë! Protestuesit: Burg për Bolsonaron

10/01/2023
in Botë
0
Sulmi ndaj Kongresit në Brazil, mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë! Protestuesit: Burg për Bolsonaron

Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil kanë mbajtur mitingje pro-demokracisë, në një përgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro. Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg. Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasília, trazira të cilat erdhën një javë pasi Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit. Protesta u mbajtën edhe nëpër qytete të tjera. Të hënën, mitingje në rrugë u mbajtën në një numër qytetesh dhe qytezash. Një pjesë e Paulista Avenue, rruga më e famshme e Brazilit, u bllokua ndërsa turmat mbushën zonën, duke kënduar, kërcyer dhe brohoritur për drejtësi.

Shumë protestues ishin të veshur me të kuqe, ngjyrat e Partisë së Punëtorëve të Lulës, të tjerë tundnin pankarta ku thuhej “Nuk ka amnisti për puçistët” dhe bënin thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve. Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Burg për Bolsonaron”.”Unë nuk jam dakord me atë që ndodhi në Brasília – ishte një makth. Nuk jam dakord me ata që besojnë se me demokracinë mund të përdorni fuqinë tuaj për të shkatërruar demokracinë,” tha një protestues BBC.

“Dua t’i tregoj botës dhe vendit tonë se edhe pse ka mijëra njerëz që besojnë se zgjedhjet nuk ishin të vlefshme, këtu në Brazil, ne kemi një numër gjigant njerëzish që besojnë se mund t’i besojmë qeverisë tonë, ne mund t’i besojmë në demokracinë tonë”, tha ai.

Në Sao Paulo, aty ku u mbajt edhe protesta, kishte një prani të madhe policore. Trazirat në Brazil erdhën pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro nuk pranuan ndërrimin e pushtetit. Rreth 3 mijë protestues sulmuan tre institucionet kryesore të Brazilit, Kongresin, Pallatin Planalto (selia e qeverisë) dhe Gjykatën e Lartë. Mbështetësit e Bolsonaros kanë pretendime mbi pa rregullsinë në mënyrën se si u realizuan zgjedhjet e tetorit.

Udhëheqësit e botës kanë dënuar trazirat në Brazil, ndërsa të hënën në mbrëmje, presidenti lideri Lula, vizitoi Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar “aktet terroriste” dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët. Rreth 1200 persona u arrestuan nga policia të hënën në mbrëmje dhe 300 të tjerë të dielën. Ndërkohë, Guvernatori i Brasília-s, Ibaneis Rocha është shkarkuar nga posti i tij për 90 ditë nga Gjykata e Lartë. Ministri i Drejtësisë Alexandre de Moraes e akuzoi atë për dështimin për të parandaluar trazirat.

Tags: Jair Bolsonaroprotestat ne brazilsulmi ne kongres ne brazil
Previous Post

Shtohen rastet me grip sezonal në Greqi, mungojnë barnat, fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit

Next Post

LIVE- Manastirliu flet për objektivat e 2023: Prioritet rritja e pagave! Vaksinim kundër Covid-19, aplikohet vaksina kundër HPV

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Buxheti 2022, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë për vaksinat antiCovid, sigurohet vaksinimi i popullsisë

LIVE- Manastirliu flet për objektivat e 2023: Prioritet rritja e pagave! Vaksinim kundër Covid-19, aplikohet vaksina kundër HPV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.