• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sulmi në Capitol ishte parashikuar në serialin që transmeton ABC

19/01/2021
in Botë
0
Para certifikimit si fitues të Biden, protestuesit në mbështetje të Trump vërshojnë brenda Kongresit të SHBA

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden's victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/Julio Cortez)

Nuk kishte asnjë dyshim se njolla e kuqe në bustin e Zachary Taylor ishte gjak. As nuk kishte dyshim se protestuesit kishin plaçkitur zyrën e katit të dytë të Senatit.

Dhe sigurisht nuk kishte asnjë dyshim se deri në fund të ditës,  ligjvënësit do të riktheheshin në punë, pasi Capitol Hill kishte përjetuar ditën e tij më të dhunshme në më shumë se 200 vite.

Trazirat e shkaktuara nga Presidenti në Kapitol, u cilësuan përpjekje për grusht shteti, nga vendet e tjera, shkruan Time.

Ndërtesa, e cila qëndron në një kodër në Uashington si një tempull i ngjashëm me një fortesë për demokracinë amerikane, u sulmua nga ekstremistët që besojnë pa pasur prova, se Donald Trump fitoi zgjedhjet në 3 nëntor.

Ndërtesa u bë një shesh lojërash për plaçkitje. Ata morën çfarë gjetën nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe shkruajtën paralajmërime në dosjet e vendosura në tavolinën e saj: “Ne nuk do të tërhiqemi”.

Barrikadat e Kapitol-it u shembën për herë të parë që nga viti 1814, sipas historianëve. Ishte një ditë e hidhur për këdo.

Skela e përkohshme për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden u dëmtua nga turma kryesisht e përbërë nga njerëz të bardhë.
Pati përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë . Protokollet dhe programet e stërvitjeve në rast trazirash, me sa duket nuk kishin marrë parasysh që dhjetëra mijëra amerikanë do të sulmonin Kapitolin .

Në krahasim me ndërtesat e tjera qeveritare në Uashington, Kapitol është një vend mjaft i lehtë për “pushtuar”.

Me disa përjashtime, por në momentin që kapërcehen barrierat, çdo gjë është më e lehtë.

Ligjvënësit dhe stafi në fillim u mbyllën në zyrën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, dhe më pas u larguan. Disa qëndruan në dhoma më të sigurta në rrjetin e gjerë të zyrave, tuneleve dhe linjës private të metrosë së ndërtesës.

Të tjerët u strehuan atje ku mundën. Zyrat përreth ndërtesës ku zhvillohen mbledhje të mëdha u bënë bunkerë të improvizuar. Përpjekja e rebelëve për të përmbysur vullnetin e miliona votuesve amerikanë dështoi. Disa orë më vonë, ligjvënësit u mblodhën në ndërtesë dhe certifikuan fitoren e Joe Biden.

Pas sulmit, gazetarët po përpiqeshin të kërkonin një vend të sigurt.  Në vend që të dëgjonin thirrjet telefonike, stafi po dëgjonte shpërthime dhe plumba. Anëtarët nuk po telefononin për të grumbulluar para. Ata po u bënin të ditur të dashurve të tyre se ishin mirë për momentin.

Kongresi është me të vërtetë një qytet, në të cilin ka një bankë, zyra postare, madje edhe bibliotekën e tij madhështore.

Por është gjithashtu një vend i protokollit dhe traditës, ku gratë nuk mund të veshin fustane pa mëngë ose sandale në disa vende.  Kur dokumentet e fajësimit të Trump, kaluan nga Dhoma e Përfaqësuese në Senat në 2019, Garda Ushtarake e Kapitol ndihmoi gazetarët të pozicionoheshin pa thyer protokollin kundër fotografimit të Senatit Amerikan.

Pa dyshim, do të ketë një hetim për atë që ndodhi, për faktin që një turmë ishte në gjendje të marshonte në të njëjtën mënyrë, si atëherë kur ligjvënëset femra qëndruan në rolin e nderit kur trupi i pajetë i Gjykatëses së Lartë Ruth Bader Ginsburg u largua nga ndërtesa vitin e kaluar.

Ligjvënësit do të duan të dinë se si, edhe pasi u vendosën procedurat e lartë sigurisë pas sulmeve terroriste në 11 shtator 2001, banditë relativisht të teknologjisë së ulët ishin në gjendje të ndërhynin në vendin e degës legjislative.

Në TV, ngjarja u zhvillua si një komplot i personazheve negativë të një filmi aksion. Filmat në lidhje me rënien e Shtëpisë së Bardhë , Air Force One apo edhe rënien totale të qeverisë amerikane, përmes rrënimit të Capitol-it,  siç pasqyrohet në serialin “Designated Survivor”. 

Në ekranin e argjendtë, djemtë e mirë gjithmonë fitojnë në fund. Atë ditë, nuk kishte asnjë garanci të tillë. E vetmja siguri ishte se gjërat në atë godinë madhështore do të ndryshojnë.

Seriali “Designated Survivor” transmetohet çdo të shtunë dhe të dielë në orën 20:00 në ABC.

“Designated Survivor”, seriali i rekordeve botërore, në ABC

“Designated Survivor” është një serial televiziv i zhanrit triler-politik, nga David Guggenheim. Dy sezonet e para janë transmetuar në ABC ndërsa sezoni i tretë është prodhuar për Netflix.

Në rolin e protagonistit është aktori i mirënjohur Kiefer Sutherland, i cili interpreton rolin e Thomas Kirkman, një anëtar i kabinetit amerikan.

Nga pozicioni i Sekretarit të Brendshëm dhe Zhvillimit Urban të SHBA-së, ai kalon në krye të shtetit duke u bërë President i Shteteve të Bashkuara, pas një shpërthimi që vret të gjithë trashëgimtarët presidenciale para tij.

Kirkman menjëherë përpiqet të zbulojë të vërtetën pas sulmit.

Fabula
Një shpërthim shkatërron ndërtesën e Kapitolit , duke vrarë Presidentin dhe të gjithë trashëgimtarët e tij. I vetmi i mbijetuar ishte: Sekretarit i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Thomas Kirkman. “Designated Survivor” , është një anëtar i kabinetit të Shteteve të Bashkuara i cili është emëruar të jetë në një vend fizikisht të largët, të sigurt dhe të pazbuluar kur Presidenti dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të vendit ndodhen në mbledhjet e shtetit, të tilla si gjatë fjalimeve të qeverisë dhe inaugurimet presidenciale.

Kjo ka për qëllim të ruajë vazhdimësinë e qeverisë në rast të një dukurie katastrofike e cila mund të vrasë shumë zyrtarë të linjës presidenciale. Menjëherë pas shpërthimit, Kirkman tha se sulmi është vetëm fillimi i asaj që do të vijë. Ai përballet me shumë sfida gjatë gjithë serialit dhe lufton për të ekuilibruar aspiratat e tij politike me sfidën e madhe për t’u bërë një president i ligjshëm.

Aktorët
Përveç Sutherland, pjesë e “Designated Survivor” janë edhe aktorët Natascha McElhone, Adan Canto, Italia Ricci dhe LaMonica Garrett.

-Natascha McElhone në rolin e Alex Kirkman (sezonet 1–2), Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara . Para se të bëhej Zonja e Parë, Alex ishte një avokate e imigracionit. Në sezonin dy, Alex u vra pasi një kamion u përplas me makinën ku ajo po udhëtonte.

– Adan Canto, në rolin e Aaron Shore, Zëvendës Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara .

Aaron punoi si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm deri në momentin që dha dorëheqjen pasi u mor në pyetje për sulmin terrorist në Kapitol gjatë sezonit të parë.
Gjatë asaj kohe, ai punoi si ndihmës i lartë i Kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve, Kimble Hookstraten, përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë si Këshilltare e Sigurisë Kombëtare të Kirkman.

-Italia Ricci në rolin e Emily Rhodes, zëdhënësja e fushatës presidenciale të Kirkman. Ajo ka punuar për Tomin që nga ditët e tij si sekretare e HUD, ku ishte Shefi i Shtabit të tij.
Pasi Kirkman u bë President, ajo u emërua Këshilltare Speciale, derisa u largua nga Shtëpia e Bardhë për të jetuar në Florida me nënën e saj. Ajo më vonë u kthye dhe u emërua si Këshilltare Speciale.

-LaMonica Garrett në rolin e Mike Ritter (sezonet 1–2), një agjent i Shërbimit Sekret. Ritter ishte përgjegjës për sigurinë e të gjithë familjes Kirkman pas sulmit në Kapitol.

Transmetimi
Episodi i parë u shfaq premierë në 21 Shtator 2016 dhe pati një audiencë prej10 milion shikues.
Tetë ditë më vonë, u dha lajmi i shumëpritur se seriali do të kishte një sezon të dytë më 11 maj 2017.
Në maj 2018, ABC anuloi serialin pas dy sezoneve.

Në Shtator 2018, Netflix dhe Entertainment One njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për të transmetuar sezonin e tretë dhe të fundit të prej 10 episodesh të Designed.

Sezoni i tretë u shfaq premierë në Netflix më 7 qershor 2019. Në korrik 2019, seriali u anulua nga Netflix për shkak të problemeve me kontratat e aktorëve.
Një romake nga Korea e Jugut , i titulluar Designed Survivor: 60 Days , i krijuar nga Studio Dragon dhe prodhuar nga DK E&M, u shfaq premierë në tvN në Korenë e Jugut dhe Netflix në të gjithë botën nga 1 korrik deri më 20 gusht 2019. Ji Jin-hee ishte aktori kryesor në serial.

Vlerësimi
Sezoni 1 i serialit u vlerësua me 87%, me një renditje mesatare prej 7.07 / 10.

TV Guide e cilësoi Designed Survivor të parin në mesin e dhjetë serialeve më të mirë për të 2016–17.

Sezoni 2 i serialit u vlerësua me 60% ,me një renditje mesatare prej 5.92 / 10.

Ndërsa, sezoni 3 i serialit u vlerësua me 67%, me një renditje mesatar prej 6.36 / 10.

Tags: nancy pelosiperplasjet ne capitolseriali ne abcsulmi ne capitol
Previous Post

Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Next Post

Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar. Pamjet e para nga vendngjarja

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar. Pamjet e para nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar. Pamjet e para nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.