Gjermani- Shkon në pesë numri i viktimave, mes tyre edhe një foshnje 9-muajsh që mbetën të vrarë në sulmin e ndodhur ditën e djeshme në Gjermani, ku një makinë u fut mes turmës së këmbësorëve dhe i përplasi ata pa mëshirë. Mes tyre 15 persona po marrin shërbimin mjekësor pasi mbetën të plagosur.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Trier. Dëshmitarët e kësaj ngjarje thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa ishte hedhur në ajër nga forca e goditjes kur makina hyri në zonën e pazarit.