Shkodër- Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër.
Katër personat e shpallur në kërkim janë: Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.
Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut. Në vendin e ngjarjes u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja.
Sipas burimeve mësohet se efektivi i policisë ditët e fundit ka ndaluar teksa ka qenë në shërbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar që të mos i bindet policisë dhe ka debatuar me efektivin Pjetri, i cili i ka sekuestruar makinën.
Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.