Tiranë- Kryeministri Rama ka falenderuar qytetarët që sot kanë respektuar mbajtjen e maskës në ambjentet jashtë shtëpisë. Në ditën e parë e parë të vendimit të ri për mbajtjen e maskave me detyrim në ambjentet e hapura dhe të mbyllura.
Rama falenderon qytetarët që janë treguar të përgjegjshëm dhe kanë respektuar mbajtjen e maskës.
“SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË. RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË. Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA” #MbajeMaskën #RuajShëndetin #ShpëtoJetë