Kandidatja për deputetë e PD në Tiranë, Jorida Tabaku e konsideron fitore të opozitës rezultatin e zgjedhjeve në njësinë 10. Në një dalje për mediat nga selia blu, Tabaku u shpreh se PD ka një rritje me 1200 vota ose 30 %, ndërsa PS ka rënë më 200 vota.
“Tirana po i prin ndryshmit, rezultatet nga dega 10 janë të jashtëzakonshme. PD ka një rritje me 1200 vota. PS ka rënë me 200 vota.
Unë ftoj numëruesit dhe vëzhguesit të numërojnë me vendosmëri.
Rezultat tregojnë këtë trned. Tirana po i prin ndryshimit. Tirana do të vazhdojë të ketë ditë me diellë si ajo e djeshmja. Unë i ftoj që të gjithë të numërojmë, të ndryshojmë sepse e ardhmja do të jetë më e mirë”, u shpreh Tabaku.