Jorida Tabaku, deputetja e zgjedhur e PD, ka denoncuar sot faktet e rënda mbi korrupsionin në Shqipëri, që pasqyrohen qartë në raportet e fundit të dy institucioneve të fuqishme financiare ndërkombëtare: Shqipëria e dyta në botë nivelin e ryshfetit, tri herë më lart se në vitin 2023.
“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. – Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH, – shkruan Tabaku në Fb.
Sipas deputetes, “të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve. Tre herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!
Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë. Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë, ” nënvizon Tabaku duke dalë në konkluzionin se “një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”