• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Takimi Biden-Putin, një humbje e madhe për presidentin rus

17/06/2021
in Botë
0
Takimi Biden-Putin, një humbje e madhe për presidentin rus

Nga Frida Ghitis, CNN

Pamja, gjuha e trupit dhe qëndrimi e kanë ndihmuar Presidentin amerikan Joe Biden të arrijë atë që dëshironte – jo vetëm nga samiti i tij shumë i zhurmshëm me Presidentin rus Vladimir Putin – por nga një javë takimesh kryesore me aleatët e SHBA-së.

Që nga fillimi i samitit të Gjenevës, Biden dukej i sigurt dhe i qetë në krahasim me Putin, i cili u përpoq të dukej i qetë por që në fakt ishte i tensionuar. Ishte pikërisht Biden ai që mori iniciativën, duke i zgjatur dorën Putinit.

Samiti kishte rëndësi, sigurisht, por ishin pikërisht konferencat për shtyp ku Putin ndihmoi Biden të arrijë objektivat e tij. Kjo sepse takimi i Biden me Putin kishte dy qëllime. Njëra kishte të bënte me përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë, raporton abcnews.al

Çështja tjetër kryesore e udhëtimit të tij në Europë dhe, në fakt, e presidencës së Biden: forcimi i demokracisë duke bërë një krahasim të mprehtë midis saj dhe autoritarizmit, dhe duke bindur botën se demokracia është modeli superior.

Në konferencën e tij për shtyp, Putin, në një formë të vërtetë autokratike, u përpoq me lehtësi të mbrohej nga akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut duke theksuar problemet sociale në Shtetet e Bashkuara.

Mbase ai ka humbur aftësinë e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira , të tilla si ato nga gazetarët amerikanë.

“Nëse të gjithë kundërshtarët tuaj politikë nuk jetojnë më, janë në burg ose janë  helmuar” pyeti një reporter i ABC News, “a nuk është ky një mesazh që ju nuk doni një luftë të ndershme politike?”

Por Putin, edhe një herë, e anashkaloi pyetjen, duke krahasuar kryengritësit e 6 janarit në SHBA  me disidentët demokratë që qeveria e tij po shtyp në Rusi – një krahasim që Biden me të drejtë e quajti “qesharak”.

Ndërsa Putin iu përgjigj çdo pyetje në lidhje me shtypjen dhe të drejtat e njeriut,  Biden kur foli për mediat, shpjegoi se ai i tha Putinit  se agjenda e tij nuk është “kundër Rusisë” -duke shtuar që ai ka ende  përgjegjësi për të drejtat e njeriut.

Kritikët thanë se Biden gaboi duke rritur pozicionin e Putin në një samit global. Mbi të gjitha, Putin është udhëheqësi autokratik i një ekonomie pak më e madhe se ajo e Spanjës dhe e të ardhurave për frymë më e vogël se e Kosta Rikës.

Por Rusia, një vend i armatosur bërthamor, është bërë një armik i demokracisë në Perëndim dhe që po përpiqet të diskreditojë sistemin dhe për ta bërë atë jofunksional. Duke u takuar me Putin dhe duke e lënë të shfaqte stilin e tij evaziv, Biden e cilësoi presidentin rus si një mbështetës – një tregues për fushatën e tij për të demonstruar se autoritarizmi është një forcë malinje, raporton abcnews.al

Po, të dy udhëheqësit arritën disa marrëveshje, të tilla si rikthimi i ambasadorëve në kryeqytetet e tyre  dhe angazhimi për fillimin e një ” dialogu strategjik ” për të parandaluar një luftë aksidentale.

Ata gjithashtu do të kërkojnë përparim në kontrollin e armëve bërthamore, lirimin e të burgosurve dhe fushave të tjera. Megjithatë, në përgjithësi, takimi ishte një humbje për Putin. Ai nuk pranoi të shqiptojë emrin e liderit të opozitës Alexei Navalny, duke e fajësuar atë për gjendjen e tij të vështirë dhe  mohoi çdo përgjegjësi për sulmet kibernetike të kohëve të fundit në SHBA.

E megjithatë, ai tha se respekton Biden, duke e quajtur atë “një burrë shteti me përvojë … shumë ndryshe nga Presidenti Trump” – një krahasim për të dëmtuar paraardhësin e tij.

Biden dukej i lumtur kur gjithçka mbaroi,  dhe dukej i bindur se ai kishte vendosur disa vija të qarta në takimin prej 160 minutash ballë për ballë. Ai shpjegoi pse është e rëndësishme për të dy vendet të punojnë së bashku dhe të përpiqen të menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre aty ku ka vështirësi, raporton abcnews.al

Biden tha se ai i dha Putin një listë me 16 subjekte kryesore amerikane – të përcaktuara si infrastrukturë kritike për sulmet kibernetike. Ndërsa u përgatit të largohej, një gazetar e pyeti nëse një “përgjigje ushtarake” nga Shtetet e Bashkuara do të ishte kundërpërgjigjja në rast të një sulmi kibernetik.

Përgjigja e tij ishte: “Ne nuk diskutuam për një përgjigje ushtarake”. Sidoqoftë, nëse Navalny vdes në burg, paralajmëroi Biden , “pasojat e kësaj do të jenë shkatërruese për Rusinë”. Putin mund të ketë menduar se ishte i barabartë me presidentin e Shteteve të Bashkuara por përtej Rusisë, ky samit ishte një pjesë e një agjende më të gjerë të Biden.

“Unë bëra atë për të cilën erdha” , deklaroi Biden përpara se të largohej.

Dhe me këtë koment, Biden përfundoi udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar,  duke rritur besimin e botës në lidershipin amerikan dhe duke luftuar forcat anti-demokratike brenda dhe jashtë vendit. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Tags: brukseltakimi biden putin
Previous Post

29 qendra shëndetësore nga Thethi në Ksamil, Rama: Gati për të pritur sezonin turistik

Next Post

U kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Lezhë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
E RËNDË/ Krim në familje, burri vret gruan pranë Gjykatës së Elbasanit

U kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.