Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me homologun grek Nikos Dendias. Sipas kryedipomates shqiptare, gjatë takimit ministrat kanë diskutuar në parim edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve si dhe referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok.
‘Gjatë takimit të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. Ata diskutuan gjithashtu agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon. Ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO-s dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit. Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi. Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan ne parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok.’- shkruan Xhaçka.