Pritet që të fillojë takimi mes përfaqësuesve të naftëtarëve të Ballshit dhe qeverisë.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë së Fierit. Burime të ndryshme bëjnë me dije se në takim kanë shkuar 8 përfaqësues nga naftëtarët, ndër to dhe kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.
Gjithashtu ka mbërritur dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Kryeministri Rama ka mbërritur në ambientet e Bashkisë së Fierit në takimin e paralajmëruar me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit.