• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Talebanët duan që bota të mendojë se ata kanë ndryshuar: Si do duket ‘regjimi i ri’

20/08/2021
in Botë
0
Talebanët duan që bota të mendojë se ata kanë ndryshuar: Si do duket ‘regjimi i ri’

Pushtimi i Afganistanit nga talebanët, ka shkaktuar frikë në pjesën më të madhe të kombit, teksa afganët përshtaten me ankth për jetën nën një grup militantësh që shtypën miliona njerëz kur ishin në pushtet.

Nën sundimin e talebanëve midis 1996 dhe 2001, goditjet brutale, amputimet dhe ekzekutimet publike ishin të zakonshme. Gratë ishin kryesisht të mbyllura në shtëpitë e tyre, dhe dënimi me vdekje ishte në fuqi për veprat penale përfshirë tradhtinë bashkëshortore, homoseksualitetin dhe refuzimin e Islamit.

Tani, bota po pret të zbulojë nëse epoka e re e talebanëve do të shohë një rikthim në ato ditë. Militantët deri më tani kanë kërkuar të paraqesin një imazh të tyre si më progresiv, gjithëpërfshirës dhe më të përmbajtur sesa grupi që terrorizoi komunitetet dy dekada më parë – duke pretenduar se ata nuk do të kërkojnë ndëshkim kundër armiqve të tyre politikë dhe se gratë do të luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërisë dhe të kenë qasje në arsim.

Por çdo premtim është shpalosur nga një kujtesë e “vlerave thelbësore” të talebanëve – një interpretim i rreptë i ligjit të Sheriatit, të cilin ekspertët thonë se nuk ka “ndryshuar” në mënyrë drastike gjatë 20 viteve.
Bashkëthemeluesi dhe nënkryetari i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, mbërriti në Afganistan të martën, 17 gusht, për herë të parë, që kur ai luajti një rol kyç në qeverinë e fundit talebane – një shenjë se ndikimi i personave të vjetër nuk është zvogëluar.

Edhe veprimet e para të talebanëve kanë shkatërruar shpresat e shumë afganëve se diçka ka ndryshuar tek talebanët. Luftëtarët e grupit u përleshën me aktivistët gjatë protestës së parë të madhe kundër regjimit të tyre të ri të mërkurën, thanë tre dëshmitarë për CNN, duke qëlluar me armë në një turmë dhe duke rrahur demonstruesit në qytetin e Jalalabad.

Gratë tashmë janë zhdukur nga rrugët e Kabulit, nga frika e realitetit të ri të jetës nën kontrollin e talebanëve; burrat dhe baballarët kanë blerë burka nga frika se të afërmet e tyre femra do të jenë të sigurta vetëm nëse mbulohen.
Sulmet ndaj grave në të gjithë vendin javët e fundit, pasi talebanët rifituan ngjitjen në provincat e Afganistanit, kanë siguruar pamje tronditëse.

Edhe ditën e sotme videot e grave që hidhnin foshnjet përtej kufirit për t’i shpëtuar, qarkullojnë kudo në rrjet. Nëse ky “regjim” i ri nuk duket aq drastik dhe i frikshëm sa ai i dekadave më parë, atëherë pse po i shohim kudo këto pamje të tmerrshme? 

Si do duket regjimi taleban?

Anëtarët e operacionit të sofistikuar të komunikimit të talebanëve kanë qenë gjithnjë e më të dukshëm në ditët e para të regjimit të ri, duke u thënë gazetarëve ndërkombëtarë në çdo rast se grupi do të formojë një “qeveri përfshirëse islame”.

Kryesore ndër premtimet e tyre është që të drejtat e grave do të mbrohen. Por, në një konferencë për media këtë javë, zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid tha se roli do të ishte “brenda kornizës së ligjit të Sheriatit”. Sikurse thamë më lart, është e diskutueshme se sa (dhe nëse) ka ndryshuar interpretimi i ashpër i ligjit të Sheriatit, një grup parimesh që qeverisin jetën morale dhe fetare të muslimanëve.

Ligji i Sheriatit u krijua 1,400 vjet më parë dhe mund të ndryshohet ose azhurnohet vetëm me kujdes ekstrem nga studiuesit fetarë, thanë ekspertët në rajon për CNN. Historia ka treguar se talebanët e kanë përdorur këtë “ligj” si justifikim për dhunë, shtypje përfshirë edhe ekzekutimet në publik. 

Nëse metodat e tilla brutale do të rifillojnë është e paqartë – por shenjat shqetësuese tashmë po shfaqen. Human Rights Watch tha muajin e kaluar se forcat talebane që po përparonin po synonin kritikët për sulm, pavarësisht premtimeve publike se ata kishin urdhëruar luftëtarët të vepronin me përmbajtje.

Vrasja e komedianit Nazar Mohammad nga dy luftëtarë talebanë muajin e kaluar ngjalli frikë në Kandahar. Dhe një sulm vdekjeprurës në shtëpinë e një gruaje në një fshat në Afganistanin verior më 12 korrik, raportuar nga CNN, ka nxitur frikën se vajzat dhe gratë do të jenë përsëri në shënjestër.

Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i OKB-së, mes të tjerave, tha:

“U bëjmë thirrje talebanëve të demonstrojnë përmes veprimeve të tyre, jo vetëm fjalëve se qytetarët nuk duhet të ndihen të frikësuar dhe të kërcënuar”.

Tags: albanewssituata ne afganistantalebanettalebanet marrin kabulin
Previous Post

FOTO virale/ Pasi erdhën në pushtet, talebanët pozojnë duke ngrënë akullore

Next Post

Ikona e MotoGP do bëhet baba në moshën 42-vjeçare! Valentino Rosi dhe modelja në pritje të një vajze

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Ikona e MotoGP do bëhet baba në moshën 42-vjeçare! Valentino Rosi dhe modelja në pritje të një vajze

Ikona e MotoGP do bëhet baba në moshën 42-vjeçare! Valentino Rosi dhe modelja në pritje të një vajze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.