Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur si Tayna po punon fort që edhe këtë verë të vijë me një hit të sigurtë.
Këngëtarja që rri pas hitit “Magdalena” apo “WTF”, të cilat erdhën si rezultat i bashkëpunimit me Flori Mumajesin, nuk i ka refuzuar as bashkëpunimet e huaja, si ai me reperen e huaj Ivorian Doll.
Artistja nuk ndalet së punuari dhe është gati për verën, stinën kur këngëtarët angazhohen më shumë me këngë të reja e ritmike.
Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, përmes një postimi në “Instagram” ka zbuluar dhe Tayna dhe Azet po përgatiten për këtë këngë, por nuk ka dhënë një datë fikse kur do të bëhët publikimi.1 / 3Tayna