Ditën e sotme Kanye West feston ditëlindjen dhe mes mesazheve të urimit nuk ka munguar as ai i Kim Kardashian. Ky veprim i yllit të televizionit i ka habitur të gjithë, madje dedikimi që e shoqëronte foton që ajo kishte përzgjedhur, bëri lëmsh të gjithë rrjetin.
“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, ka shkruar Kim për Kanye-n.
Po ashtu dhe Khloe ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet përkrah Kim, Kanye-s dhe partnerit të saj, Tristan Thompson. Kim Kardashian i ka ndarë përfundimisht rrugët me Kanye dhe po ashtu edhe Khloe përflitet se është ndarë nga Tristan. Nga ana tjetër, në urimin e saj të ditëlindjes, Khloe e cilëson Kanye West “vëllai im përjetë”.
“Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur Ye! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!”, shkruan Khloe në urimin e saj në Instagram.