Policia Kufitare në Qafë Botë ka kryer kontrolle në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, me qëllim goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.
Po ashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.