Në një konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin për largimin e të rinjve nga Shqipëria, per shkak te asaj që ai e quajti “krizë në arsim” e “një dramë kombetare”.
Meta shkas nga raporti i fundit që e rendiste Shqipërinë të fundit në rajon.
“Shqipëria e fundit në Europë dhe Rajon. Kyu rezultat për arsimin është kambanë alarmi. Është kambanë që bie jo vetëm për qeverinë, por dhe për shoqërinë civile dhe për organizatat rinore. është e papranueshme se Sipas INSTAT, më pak se 30% e popullsisë, të jetë me arsim të mesëm. Vetëm 20% e vajzave dhe grave të zotërojnë arsim të mesëm. Arsimi 9-vjeccar që është i detyrueshëm. S’e meritojmë renditjen në fund të rajon dhe Europë për shkak të nivelit të ulët të investimeve. Kjo eshte braktisje masive nga rinia te vendit”, u shpreh Presidenti.
Presidenti në ikje kërkon nga parlamenti dhe qeveria që të ndërmarrin reforma lidhur me këtë problem.
“Premisa nxitëse të braktisjes masive të vendit nga rinia e shpopullimi.
Do e cilësoja krizën në arsim si krizën më të rëndë ekzistenciale për sot e për nesër, dramë kombëtare se i heq Shqipërisë pasurinë më të çmuar e burimet njerëzore si promotorë.
I bëj thirrje parlament e qeverisë për ndërmarrjen e reformave për ta shëndetësuar nga fiktiviteti e militantizmi partiak. Hapjen e sistemit e freskimin e tij me prurje cilësore akademike, që do jenë hartuesit e reformave të vërteta e te besueshme për ta nxjerrë nga koma e për ta futur në binarët konkurrues të tregut.
Me një arsim konkurrues do u japim të rinjve tanë shpresë.” – u shpreh Presidenti Meta.