• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Të përzgjedhur dhe të diskriminuar, 80 vjeçarët që presin

27/02/2021
in Aktualitet
0
Të përzgjedhur dhe të diskriminuar, 80 vjeçarët që presin

Duke e konsideruar tregun global të vaksinave si një luftë brrylash së bashku me mbizotërimin e më të fortit, Ministrja e Shëndetësisë kujtoi nga foltorja e parlamentit se vendi ynë ka nënshkruar kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina, duke lënë të nënkuptohej se procesi i vaksinimit vijon intesivisht. Por kjo deklaratë e Ogerta Manastirliut, erdhi një ditë pas zhurmës që krijoi vaksinimi i rreth 80 të moshuarve të konsideruar personalitete duke nisur nga ish presidenti Alfred Moisiu, ish kryeministri Aleksandër Meksi, Margarita Xhepa, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Pirro Milkani apo Tinka Kurti. Një përzgjedhje e tillë, mes dhjetra të moshuarve mbi 80 vjeç u komentua si diskriminues, e madje përfaqësues të shoqërisë civile si Pano Soko e cilësojnë përtej çdo normë ligjore.

“Përzgjedhja e një grupi individësh, për trajtim të diferencuar mjekësor, për arsye që nuk kanë lidhje me situatën e tyre shëndetësore, është anti-kushtetuese”, deklaron Soko për ACQJ.

Deri të mërkurën zyrtarisht janë vaksinuar 9,106 persona që u përkasin të gjitha kategorive. Fushata për vaksinën nisi në stadiumin “Air Albania”, ku mes mjekëve të konsideruar si vija e parë e frontit, përveshi mëngën për të marrë vaksinën edhe Kryeministri apo Ministrja e shëndetësisë. Ky moment u pa si një fazë normale dhe as që u diskutua, teksa ndërkohë në vende të zhvilluara si Gjermania vaksinimi anticovid kishte si kriter moshën, të sëmurët kronikë dhe personelin mjekësor.

Por pikëpyetjet dhe dyshimet u rritën në rrjetet sociale pas vaksinimit në prani të kamerave të personaliteteve. “Kush quhet personalitet? A është mamaja ime personalitet?”, pyet një qytetar në Facebook duke ju shtuar zërave për diskriminim. Por Ministrja e shëndetësisë e dha menjëherë përgjigjjen.

“Më lejoni gjithashtu të shpreh dhe keqardhjen më të thellë për dezinformimin që ushqeu më tej disa reagime të pajustifikueshme njerëzish publikë për vaksinimin e disa qytetarëve që ishin pjesë e këtij grupi të parë, pikë së pari se ishin mbi 80 vjeç. Vërtet janë personalitete që i bëjnë nder këtij vendi dhe shoqërisë tonë, por ama kriteri dhe vetëm kriteri i moshës u mundësoi të ishin pjesë e një procesi që filloi me të moshuarit në azile. Do të vijojë dhe me +80 vjeçarë të tjerë, sipas planit për çdo fashë të grupmoshës mbi 80 vjeç”, shprehet publikisht Ogerta Manastirliu.

Por Pano Sako këmbëngul se ka vend për replikë: “Sepse, nuk bëhet fjalë për një diferencim financiar, por mjekësor, deontologjia e së cilit duhet të ishte strikshmërisht mjekësore. Çdo formë tjetër përzgjedhjeje është e padrejtë dhe e paligjshme”, thekson për ACQJ, eksperti i ekonomisë.

Foto: Facebook Edi Rama

Replikat u konsideruan të padenja nga kryeministri sipas të cilit “janë 20 e pak persona që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe shoqërisë. Nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për tu mbajtur fjalimet, për tu treguar kujtimet dhe për tu dhënë dhe dekoratat madje sikurse është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës por të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot”, këmbënguli Rama duke gjetur madje vendin edhe për të dhënë mesazhe në adresë të presidentit.

Çfarë ndodh nga e diela në “Air Albania”?

Me vitet që duket sikur u rëndojnë akoma më tepër gjatë kësaj pandemie, të moshuar të shumtë çapiten drejt stadiumit “Air Albania”. Dikush pyet për vaksinën, pyet për datën dhe kohën se kur mund ti vijë radha. Dikush kërkon t’i shkruhet diku emri. Një tjetër numëron vitet e jetës, kontributin që ka dhënë, profesionin që ka patur. Ish mësues, ish ushtarakë, ish sportistë. Të gjithë i bashkon dëshira për të jetuar, për të fituar luftën kundër virusit. Përgjatë tre ditëve vëzhgim nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, të gjithë të moshuarit e merrnin përgjigjen refuzuese që në hyrje.

                                                         Qendra e Vaksinimit, Stadiumi “Air Albania”

Sakaq sipas burimeve të ACQJ nga e hëna në të shtunë do të vijohet me vaksinimin e personelit mjekësor, ndërsa dita e dielë është përcaktuar për të moshuarit mbi 80 vjeç. Të përzgjedhur apo jo, secili nga të moshuarit vlerësohet nga mjeku i familjes. Por edhe në këtë pikë aktivisti Sako shikon paqartësi. Për këtë argument ai vendos përballë komentet e anëtarëve të Komitetit Teknik që bien në kontradiktë me deklaratat e kryeministrit.

“Kryeministri thotë i zgjodhi Qeveria për shkak të profilit shoqëror, Komiteti thotë i zgjodhën mjekët e familjes. Kjo kontradiktë është butaforike”, e mbyll aktivisti.

Por në një nga daljet publike, zëvendës ministrja Mira Rakacolli i numëroi të përzgjedhurit se ishin rreth 80 persona. Por se si i zgjodhën mes shumë 80 vjeçarëve në kryeqytet, Mira Rakacolli nuk pati asnjë përgjigje për ACQJ.

Mjekët: Të gjithë pacientët janë njësoj

Mjekja e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në Tiranë, Adelina Qose shpjegon për ACQJ se mjekët e familjes ndryshe nga sa u pretendua të dielën që lamë pas, nuk i kanë përzgjedhur të moshuarit si personalitete apo jo. “Po, janë  dërguar të  gjithë  emrat e të moshuarve dhe do tu bëhet vaksina të gjithëve nën moshën nga 100 vjeç e poshtë, sipas radhës. Prioritet do kenë ata me sëmundje kronike dhe sigurisht personat që janë më të rrezikuarit. Vaksinimi do të vazhdojë së shpejti. Nuk ka përzgjedhje, të gjithë pacientët janë njësoj. Radha e vetme është mosha e pacientit, të paktën 65 e lart është prioriteti i parë”, insiston mjekja e njohur.

Edhe mjeku Bujar Elezi i angazhuar në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet, pranon se ka përcjellë listën me dy të moshuar që u vaksinuan në datën 21 shkurt.

“Njoftova dy persona mbi moshën 90 vjeç të cilët ishin të riskuar, por edhe që nuk kishin probleme shëndetësore që do ndikonin në vaksinimin e tyre, por që nuk ishin personalitete”, sqaron mjeku.

E pyetur nga ACQJ për të njëjtën gjë, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.10, Jonida Diko nënvizon prioritetin për të vaksinuar personat mbi 80 vjeç. “Ndërsa më pas, pjesa tjetër i përket Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë mjekja.

Të moshuarit e zhgënjyer

Por pavarësisht qëndresës së  mjekëve që  tregohen të prerë  dhe përsërisin vaksinimin e të moshuarve mbi 80 vjeç, emri i ish ushtarakut Novruz Mema nuk ishte në këtë  listë. As si personalitet si një ish veteran i luftës së UÇK-së. Sidoqoftë, Mema u rreshtua atë ditë por edhe ditët më pas dhe ndërkohë vazhdon ende të presë. Pasi i vjen radha për tu afruar tek personeli shëndetësor që ka listën për personat që lejohet të hyjnë, përballet me një përgjigje se emri i tij nuk ndodhet në listën e atyre personave që do vaksinohen. Rrotullohet i mërzitur për tu kthyer në shtëpinë e tij, me shpresën se do t’i vijë radha shumë shpejt për tu vaksinuar dhe për të qënë edhe ai njësoj si bashkëmoshatarët e tij të famshëm që u vaksinuan të dielën e kaluar. Sipas tij, mjeku nuk pranon t’ja plotësojë letrat.

                                                                    Të moshuar duke pritur në radhë

“Mbi 80 vjeç do ta bëjnë, të shkojnë tek stadiumi ta bëjnë, kështu e tha në parlament kryeministri Edi Rama. Edhe ne kemi kontribuar kemi qënë veteran luftë të UÇK-së, kemi qënë kuadro dhe kemi drejtuar gjithe jetën, por ne jemi kosh plehrash, shkojmë për të marrë letrën tek mjeku i familjes dhe na thotë se do e bëni kur t’ju vijë radha nga qershori, gushti ose shtatori. Nuk pranon të na i plotësojë letrat me arsyetimin që nuk e kam bërë as unë akoma vaksinën anticovid-19”, shprehet Mema.

I konsideruar si një nga simbolet e vuajtjeve që solli komunizmi, pasi lindi në internim dhe jetoi si i përndjekur politik derisa ra diktatura, Kurt Kola nuk e heq gazetën nga dora dhe as kapelen. Në heshtje afrohet pranë stadiumit “Air Albania” me shpresën se në radhët e personave për të bërë vaksinën duhet të ishte edhe ai, si një person që ka shërbyer për 30 vite si kryetar i të përndjekurve politik. Por ashtu si gjithë moshatarët e tij mbi 80 vjeç që vinin dhe ktheheshin të zhgënjyer prej përgjigjes negative që merrnin edhe 88 vjeçari kthehet pa zgjidhje.

Kurt Kola

Për ACQJ, Kola shqipëron torturat që ka përjetuar në fëmijëri kur u internua nga Burreli në Berat së bashku me familjen e tij. Kësaj radhe internimi sipas Kurt Kolës ka një kuptim tjetër dhe po kryhet ndaj të moshuarve, që sipas tij po enden nga njëri institucion në tjetrin, në kërkim të një vaksinë.

“Vazhdon burokracia, do të shkosh tek mjeku i familjes, të marrësh kartelën, unë të jap kartën e identitetit, jam mbi moshën 80 vjeç. Nuk jam qytetar i thjeshtë, jam një person shumë i veçantë në Shqipëri, pasi jam persekutuar për 40 vite gjatë komunizmit, por momentalisht jam pa funksion, por për 30 vite kam qënë Kryetar i të Përndjekurve Politik në Shqipëri. Këtu ka burokraci, vazhdon burokracia, jo po artisti, jo po ky. Tani neve na ka ruajtur Zoti edhe do të na ruajë prapë”, thotë 88-vjeçari Kola.

Dhe mes replikave për diskriminim, një tjetër i moshuar, me kontribut në fushën e gazetarisë thekson se ai do ta kishte refuzuar vaksinimin pasi sipas tij kushdo, i njohur ose jo është i rëndësishëm.

“Erdha të marr vesh sesi funksionon, duhet të shkoj te mjeku i familjes se ai ta bën kartelën. Për shkak të kritikave të shumta që janë bërë ndaj kryeministrit, po të isha unë do e refuzoja për egoizëm këtë vaksinim. Duhet të vaksinoheshin edhe personalitete nga fusha të tjera. Unë për shëmbull, do shkoja tek fusha e gjeologji-miniera apo ato që kanë ndërtuar hidrocentralet. Se bien më shumë në sy njerëzit e artit të kulturës, por shoqëria ka njerëz që kanë dhënë kontribut më shumë në vend si bujqit, agronomët”, e mbyll argumentin e tij për ACQJ Dilaver Baxhaku.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga Albanian Center of Quality Journalism

Tags: albanewsperzgjedhjet per vaksinatprocesi i vaksinimitvaksinat anticovidvaksinimi i personaliteteve
Previous Post

Konferencë për mediat/ Presidenti Meta: Ja pse e ktheva ligjin për aeroportin e Rinasit

Next Post

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34- vjeçari në Shkup

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Foto nga policia

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34- vjeçari në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.