Mjekët e kujdesit intensiv në Gjermani kanë bërë thirrje që vendi të rikthehet në bllokim, të pjesshëm për të shmangur valën e tretë të COVID-19, e cila sipas tyre është e rrezikshme.
Christian Karagiannidis , drejtori i regjistrit të kujdesit intensiv të Gjermanisë është shprehur se nëse vendi futet në valën e tretë, do të jetë shumë e vështirë për uljen e shifrave, shkruan The Guardian.
“Nga të dhënat që kemi aktualisht dhe me përhapjen e mutacionit britanik, ne do të argumentonim fort që të kthehemi menjëherë në një bllokim për të shmangur një valë të tretë të fortë. Ne nuk do të fitojmë shumë nga qëndrimi i hapur për një ose dy javët e ardhshme, sepse kjo do të na sjellë shpejt në një nivel të lartë dhe do ta bëjë dy herë më të vështirë për t’i shtyrë numrat përsëri poshtë”, është shprehur ai.