Tërheqja e të gjitha trupave amerikane nga Afganistani ka sjellë festë në Kabul.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video se si talebanët kanë nisur të qëllojnë në ajër pas largimit të avionit të fundit të SHBA nga aeroporti i Kabulit.
Nuk kanë munguar edhe fishekzjarrët.
Tashmë aeroporti është në duart e talebanëve të cilët gjatë kësaj jave pritet të shpallin qeverinë e re për të cilën kanë thënë se do të jetë gjithëpërfshirëse.