Një 52-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e saj në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se gruaja, ka qëlluar veten me armë gjahu, ndërkohë që mbeten ende mister rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij akti ekstrem.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë,në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M.,52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.